“Këtu deponohen dosje e gjenocidit serb në Kosovë” është mbishkrimi i pako që është vendosur para ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës nga rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton InLajmi.
Këta të rinjë mbanin në duar letra të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte.
Të gjitha këto dëshmi do t’ia dorëzojnë ministres Donika Gërvalla.
Ndër të tjera ata do ti dhurojnë edhe një liber të shkruar nga Nyset Pllana me dëshmi të krimeve lufte si dhuratë.
Ky aksion simbolik para ministrisë së Punëve të Jashtme erdhi një ditë pas PDK ka kërkuar shkarikimin e ministres Gërvalla.
Gjatë aksionit të pranishëm ishin edhe Policia e Kosovës. /InLajmi/