Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka kërkuar hapjen e sallave të dasmave dhe klumbet e natës, përcjell InLajmi.
Kllokoqi përmes një postimi në facebook ka shkruar se nëse nuk është një plan për verën tani në momenta të fundit të mos hapen fare.
Sipas tij një verë nuk mund të organizohet në momenta të fundit dhe as një klub nate nuk mund të bëhet gati.
Ndër të tjera ai ka kërkuar që të ketë një plan strategjik për verën.
Postimi i plotë i tij:
Rastet po bijn, kriza e gastronomëve po shtohet!
Mbyllja e 12 ditëve në fillim të muajit ja dha një fluks te madh shteteve fqinje (vetëm Shqipërisë 60 mijë persona), plus tash në maj me lidhjen e festave kemi mujt me pa se cka do të ndodhë me neve nëse edhe vera na kap kështu (me masa më të ashpra).
Koha është me i hap SALLAT E DASMAVE DHE KLUBET E NATËS.
Nëse nuk kemi një plan tani për verën, në moment të fundit më mirë mos të hapemi fare.
Një dasmë nuk mund të organizohet në moment të fundit, as një klub i natës nuk mund të bëhet gati, thjeshtë DUAM PLAN STRATEGJIK PËR VERËN.
Nëse nuk hapemi në qeshor – korrik – gusht, për shtator mos na hapni hiq. Remitancat ikin, vera shkon, e diaspora veçse ka fillu me e mësu rrugën në drejtime tjera.
Jeni duke e shkatërru një mund 20 vjeqar! /InLajmi/