Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti ka hequr dorë nga të gjitha privilegjet që i takojnë dhe nga paga në veçanti, përcjell InLajmi.
Këtë njoftim e bëri ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e që erdhi pas një takimi me sekretarin e Kuvendit.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me sekretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Ismet Krasniqi e njoftova që si ish-deputet, heq dorë nga PAGA dhe gjitha privilegjet tjera që më takojn sipas ligjit.
Me këtë rast, shfrytëzova rastin që përmes sekretarit të falenderoj gjithë stafin e Kuvendit për punën dhe sjelljen korrekte.Ishte eksperiencë e mirë. Tani, une do ti rikthehem angazhimeve të mia.
Jeta është shumë e gjatë, ndoshta rrugët tona do të ribashkohen përsëri!Deri atëherë, FALEMINDERIT DHE MIRUPAFSHIM
I juaji, Visari/InLajmi/