• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Isa Mustafa: Dialogu me Serbine ka qenë dhe do të jetë i vështirë

J G nga J G
7 May 2021
në Kosovë
0 0
0
Isa Mustafa: Dialogu me Serbine ka qenë dhe do të jetë i vështirë
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar më shumë se një muaj prej kur Albin Kurti u emërua si shef qeverie për herë të 2-të. Ndonëse vazhdimisht ka pasur shprehje kritikash ndaj tij është ish kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që thotë se nuk mund të japë vlerësim për punën e kësaj qeverie, sepse sipas tij koha është shumë e shkurtër prej kur është formuar.

Në një intervistë për KlanKosova.tv Mustafa ka thënë se dialogu me Serbinë gjithmonë ka qenë i vështirë dhe Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet kundër disa “non-papers” që kanë qarkulluar kohëve të fundit.

“Dialogu ka qenë dhe do të jetë i vështirë. Sidomos për partinë në pushtet, e cila e ka kundërshtuar këtë proces e tani e ka radhën të bëhet pjesë e tij. Sa u përket “non papers” ato nuk duhet të neglizhohen. Duhet të përgatitet Qeveria kundër tyre, sepse mund t’u shtrohen si “papers” në tavolinë të bisedimeve ose në zyrat e ndonjë shteti të fuqishëm evropian”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për punën që po e bëjnë partitë opozitare, dallimin në mes qeverisjes së përbashkët në mes VV-LDK dhe Qeverisë Kurti 2 e deri tek situata me pandeminë COVID-19 dhe mos sigurimi i vaksinave nga shteti.

INTERVISTA E PLOTË:

Në pikëpamjen tuaj si po e shihni qeverisjen e Albin Kurtit në këtë mandat dhe a shihni dallim në të qeverisur me kohën kur VV dhe LDK (sa ishit kryetar) ishin në koalicion?

Isa Mustafa: Është periudhë e shkurtër kohore për të dhënë vlerësim meritor. Qeveria nuk ka program, ndërkaq ka votën më të madhe se çdo qeveri tjetër. Pritjet janë shumë të mëdha. Qeveria e përbashkët ka qenë më e fortë me ministra. Ministrat e LDK-së, gati të gjithë, kanë pasur përvojë qeverisëse dhe i kanë dhënë një dinamikë qeverisjes së përbashkët.

Ministrat e Qeverisë Kurti 2 duhet të sillen si ministra të krejt Kosovës jo të shprehin përbuzje dhe mosdurim ndaj opozitës, ashtu siç po veprojnë. Ata po harrojnë që janë Qeveri, po mendojnë se kanë licencë për të sharë dhe ofenduar jo për të punuar.

Si po e shihni situatën me pandeminë e COVID-19 dhe çfarë mendimi keni që Kosova ende nuk ka siguruar vaksinat përveç atyre të donacioneve?

Isa Mustafa: Absolutisht është e gabueshme që Kosova të mos kontraktojë vaksina por të bazohet në ndihma. Ecuria e Pandemisë po lëvizë në cikle, rënie dhe rritje, por si konstantë, rastet fatale vazhdojnë të jenë të larta. Njerëzit janë të pasigurt për vaksinat. Disa po i marrin në Shqipëri, por disa edhe në Serbi. Kjo flet për mungesë të përgjegjësisë të qeverisë së vendit.

Sa vlerësoni se opozita e tanishme po e bën mire punën e saj karshi një pushteti që ka mbi 50% të mandateve në Kuvend?

Isa Mustafa: Opozita, duket se është e parcializuar. Nuk ka orientim dhe qasje të përbashkët, lë përshtypje se është e hutuar si pasojë e humbjeve në zgjedhje. Prandaj deri tani nuk vërehet se ka opozitë. Më shumë vërehet vardisje e subjekteve opozitare ndaj partisë në pushtet. Kjo sjellje nuk i bënë mirë demokracisë dhe as partive opozitare.

Ç’mendim keni për LDK-në opozitare dhe për punën e strukturave të reja të saj?

Isa Mustafa: LDK është opozitë dhe ka nevojë të artikulohet fuqishëm si e tillë. LDK nuk do të hedhë gaz lotsjellës në Kuvend, siç bënte Vetëvendosja, por deputetët tanë kanë dije dhe ekspertizë për zë kritik ndaj pozitës dhe mund të ofrojnë zgjidhje të mira për vendin.

Dialogu me Serbinë është çështje me të cilën duhet të merret edhe qeveria e tanishme. A duhet t’i bashkohet opozita qeverisë në dialog dhe a e vështirëson situatën qarkullimi i disa “non papers” për lëvizjen e kufijve në Ballkan?

Isa Mustafa: Përgjegjësinë për dialogun e ka Qeveria, nuk e ka opozita. Opozita ka përgjegjësi që Kuvendi të mos miratojë me 2/3 ndonjë marrëveshje e cila nuk është në interes të vendit. Prandaj, opozita, sipas mendimit tim, duhet të jetë korrektuese e këtij procesi. Por, nëse opozita vlerëson se marrëveshja është ajo që duhet, atëherë edhe duhet ta përkrahë. Dialogu ka qenë dhe do të jetë i vështirë. Sidomos për partinë në pushtet, e cila e ka kundërshtuar këtë proces e tani e ka radhën të bëhet pjesë e tij. Sa u përket “non papers” ato nuk duhet të neglizhohen. Duhet të përgatitet Qeveria kundër tyre, sepse mund t’u shtrohen si “papers” në tavolinë të bisedimeve ose në zyrat e ndonjë shteti të fuqishëm evropian. Ato nuk kanë zbritur nga qielli, i ka porositur dikush.

Tags: Albin KurtiDialogu Kosovë-SerbiIsa Musatafa
Postimi i mëparshëm

Fitim Salihu: Kurti po i arreston shokët e shoqet që me ta ngriti Vetëvendosjen

Postimi tjetër

Nol Nushi: I shpetova sprejit por jo edhe prangave

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta
Kosovë

Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta

1 August 2025
Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin
Kosovë

Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë
Kosovë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Postimi tjetër
Nol Nushi: I shpetova sprejit por jo edhe prangave

Nol Nushi: I shpetova sprejit por jo edhe prangave

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu