Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nuk i është përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së pasi që ishte pozitiv me koronavirus kishte dalë nga shtëpia e tij dhe nuk ishte vetë izoluar, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë është njoftuar prokuroria.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gllogoc, 06.05.2021-15:27. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk i është përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-se për vetë izolim pasi ishte pozitiv me Covid 19 që nga data 30.04.2021 , mirëpo i njëjti kishte dal nga shtëpia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt. /InLajmi/