Me rastin e përvjetorit të aprovimit të Komventës së Stambollit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me mbrojtësit e viktimave, raporton InLajmi.
Haxhiu ka bërë me dije se Qeveria Kurti ka prioritet adresimin e dhunës në familje dhe sipas saj për këtë është angazhuar Ministria e Drejtësisë.
“Siç jeni në dijeni Qeveria Kurti ka prioritet adresimin e dhunës në familje dhe për këtë është angazhuar MD-ja”.
“Ne kemi planifikuar disa vizita me qëllim të sensibilizimit për arsye që rastet e dhunës në familje po rriten në vazhdimësi, gjatë kësaj kohe që e kemi në vijim do të angazhoheni për adresimin e dhunës në familje. Për neve mbetet shqetësues dhe sot planifikojmë ta aprovojmë programin qeverisës dhe është i përfshirë në programin e MD-së”.
“Dhuna në familje nuk është private prandaj edhe duhet një bashkërendim institucional për adresim”.
Basri Kastrati, Menaxher i Zyrës për ndihmë dhe mbojtje ka thënë që nga fillimi kanë ofruar ndihmë për këtë kategori.
“Kjo tregon përkushtimin dhe ne si Zyre që nga fillimi ofrojmë shërbime për këtë kategori, por me vëmendje të posaçme. Ato çka i adresuam do të jenë prioritet dhe do të trajtohen pa neglizhencë dhe hezitim”. /InLajmi/