Aktivistët e PSD-së kanë mbajtur aktivitet para Qeverisë së Kosovës, ku në ndertesën e Qeverisë kanë shkruar “Gjakderdhje Financiare” dhe pastaj kanë hedhur ngjyrë të kuqe, përcjellë InLajmi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë ku ka arrestuar 5 aktivistë të kësaj partie.
Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se aktiviteti i PSD-së ishte i paparalajmëruar dhe pas pranimit të informatës menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Agron Burovcit zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka thënë për Gazetën InLajmi se kanë arrestuar 5 aktivistë me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla.
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona ndaj të cilëve konform autorizimeve policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet e duhura para se të njëjtit të procedohen në fazën vijuese”, ka deklaruar Burovci. /InLajmi/