Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë është raportuar për 4 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes. /InLajmi/