Këngëtari me famë botërore, Maluma pritej që do të mbante për herë të parë koncert në Shqipëri, më datë 14 mars.
Së fundmi, Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneut të tij “11/11”, ndër to edhe koncertin që do të mbahet në Tiranë. Data e re e vendosur që koncerti të realizohet është 6 shtator 2020. Koncerti do të mbahet te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, shkruan Top Channel.
E gjithë kjo pritet të ndodhë me shpresën se situata alarmante e krijuar për shkak të koronavirusit do të normalizohet deri atëherë.