Shefi i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit, ka parashtruar disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti rreth vizitës në Bruksel, raporton InLajmi
Ai ka pyetur cili është qëndrimi karshi marrëveshjes së Uashingtonit, duke shtuar se a është e dëmshme kjo marrëveshje siç ka thënë Kurti dikur.
“Javën që lamë pas kryeministri Kurti ishte për vizitë në Bruksel. Kjo ishte vizitë që ishte për taktikën e radhës në kuadër të dialogut, dhe për shkak të këtij nxitimi që u bë prioritet i për kryeministrin”.
“Para 2 vitesh Kurti ka folur për 4 etapa që duhet t’i ketë dialogu, cilat marrëveshje janë respektuar nga palët”.
“Qytetarët meritojnë një përgjigje nga Kurti, pra ai duhet t’i bëjë me dije qytetarëve se pa u zbardhur fati i të pagjeturve a do ta vazhdojë dialogu”.
“Një mos koordinim i mirë ndërmjet Hotit dhe Kurtit e nxirri Kosovën në një pozicion shumë qesharak”. /InLajmi/