Ariana Musliu Shoshi, deputet nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovës ju është drejtuar ministres Donika Gërvallah se në diplomaci duhet të dish mirë se në çfarë instanca flet, raportin InLajmi.
Gjatë fjalimit të saj në Kuvend Musliu – Shoshi ka thënë Gërvallaës se Kosova është një shtet që meriton të njohët ndërkombëtarisht dhe duhet të arrish që të përballesh me Serbinë dhe Rusinë.
“Zonja ministër në diplomaci duhet dish mirë se në çfarë instanca flet dhe cili është qëllimi i takimit tuaj. Qëllimi i takimit në OKB është forcimi iu shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe dërgimi i sinjaleve të qarta se Kosova është një shtet që meriton të njohët ndërkombëtarisht dhe duhet të arrish që të përballesh me Serbinë dhe Rusinë, kur dihet që Serbia ka një pozicion të favorshëm në rajon, e jo ta përkrahësh në vazhdimësi narrativen që ka krijuar Serbia për Kosovën, që është një shtet kriminal dhe i korruptuar. Që eksporton jostabilitet politik dhe terrorizëm. Nuk përmend gjëra aq të tilla të pavërteta në një pozicion aq të favorshëm kur je përballë Rusisë dhe Serbisë dhe kur ke interesa nacionale përpara, politika e brendshme duhet të shkëputet nga politika e jashtme”, ka thënë ajo.
Më tutje deputetja e PDK-së tha se kryediplomatja ka heshtur edhe kur diplomati serb e quajti UÇK-në organizatë terroriste.
Deputetja e PDK-së i është drejtuar Gërvallaës se heshi në ditën kur homologu i saj serbë paraqiti para syve të botës një varg akuzash për UÇK-në ku e quajti organizatë terroriste.
“Zonja ministre fatkeqësisht sot e kemi Gjykatën Speciale që po e akuzon Kosovën për krime lufte derisa Serbia e ka përmbyll këtë kapitull me Gjykatën e Hagës. Homologu juaj serbë para syve të botës i’u drejtua me një varg akuzash e që ja u quajti UÇK-në organizatë terroriste dhe disa akuza të pavërteta sa i përket Gjykatës Speciale. Ju heshtët”, ka thënë ajo. /InLajmi/