Kosova e meriton sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian dhe e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve, përcjell InLajmi.
Kështu është shprehur presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nga diskutimi që ka pasur me himologun slloven, Borut Pahor. E këtë focus të diskutimit, Meta e ka ndarë në llogarinë e tij Facebook.
Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe presidenti i Sllovenisë, Pahor.
Postimi i tij i plotë:
Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.
Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.
E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur./InLajmi/