Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin, shokun e bashkëluftëtarin, Luan Haradinajn me rastin e 24 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, përcjell InLajmi.
“Në këtë ditë, para 24 viteve, te Qafa e Mullarit, ishim bashkë. Ishte një kolonë e gjatë e mbushur me plotë ideale, me shumë heronj e heroinën e ardhshme të kombit në përjetësi dhe heronj të gjallë të Kosovës”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Heroi dhe luani i Kosovës, Luan Haradinaj, sot e ka përvjetorin e kalimit në përjetësi.
Në këtë ditë, para 24 viteve, te Qafa e Mullarit, ishim bashkë. Ishte një kolonë e gjatë e mbushur me plotë ideale, me shumë heronj e heroinën e ardhshme të kombit në përjetësi dhe heronj të gjallë të Kosovës.
Kjo rrugë ku ra Luani, thyerja e kufirit që ndan kombin, nuk u ndal kurrë, prandaj edhe fituam lirinë. Sepse, nuk ishte rrugë e nisur për t’u ndalur, deri në çlirim, me çdo çmim. Lavdi heroi i kombit, Luan Haradinaj! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!/InLajmi/