Kryediplomati kroat, Gordan Grlic-Radman ka bërë me dije se do t’i dhurojnë 10.000 vaksina kundër Covid19, në Kosovë, raporton InLajmi.
Këtë lajm, ministri Radman e ka bërë me dije pas takimit me ministrën Gërvalla.
Gërvalla e ka quajtur tejet produktiv takimin me kryediplomatin kroat, Gordan Grlic- Radman ku tregoi se gjatë këtij takimi ata kanë folur rreth integrimeve euroatlantike dhe për bashkëpunime në rrafshe të ndryshme.
“Në këtë takim kemi folur edhe për integrimet euroatlantike dhe nevojën që kemi për konsultimet e vazhdueshme në rrugën drejt institucioneve euroatlantike, dhe jemi të përkushtuar si Republikë e Kosovës të fillojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimet e përvojave edhe në këtë drejtim. Kemi biseduar edhe për bashkëpunimet në rrafshe të ndryshme”, ka thënë Gërvalla /InLajmi/