Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar veprimtarin Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij, përcjell InLajmi.
Hoti tha se Fehmi Agani ka lënë gjurmë në historinë e organizimit të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Sot kujtojmë Akademik Fehmi Aganin, profesorin, filozofin dhe veprimtarin politik të jashtëzakonshëm, i cili me filozofinë unike të veprimit politik ka lënë gjurmë në historinë e organizimit të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Përmes një postimi në facebook ish kryeminstri Hoti shtoi se Agani ka qenë gjithmonë në krahë të Presidentit Rugova dhe se mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual.
Postimi i plotë i tij:
Sot kujtojmë Akademik Fehmi Aganin, profesorin, filozofin dhe veprimtarin politik të jashtëzakonshëm, i cili me filozofinë unike të veprimit politik ka lënë gjurmë në historinë e organizimit të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Akademik Agani, duke qenë gjithmonë në krah të Presidentit Rugova dhe besnik ndaj tij dhe kauzës së përbashkët për shtetin e Kosovës të lirë dhe demokratik e të integruar në strukturat euro-atlantike, mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual. /InLajmi/