Deputetët e opozitës sot kanë diskutuar me tensione me ministren e Jashtme Donika Gërvallën, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend i akuzoi deputetët e PDK-së se vetë e kanë krijuar Gjykatën Speciale, raporton InLajmi.
Eskalimi i situatës në sallë ka bërë që seanca të ndërpritet për 20 minuta.
Gjatë daljës nga salla mbledhur deputetë nga opozita dhe pozita, ku deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i VV-së kanë pasur përplasje fizike mes vete, duke krijuar tollovi.
Në ato moment deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “kryt ta heki”.
Duke parë që situata po tensionohet dhe po shkonte drejt një përplasje fizike, deputetë të tjerë të PDK-së e ndalonin kolegën e tyre. /InLajmi/