Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka nënshkruar kontraten me Ministrinë e Mbrojtjes për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës nga ana e FSK-së, përcjellë InLajmi.
Ky vendim është propozuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga kryeatri Agim Bahtiri.
Bahtiri ka pritur në takim ministrin Armend Mehaj ku kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e pronës në Cërnushë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Kjo pronë përfshinë 191 hektarë dhe do të shërbej për stervitje dhe nevoja tjera të FSK-së.
Postimi i plotë:
Nënshkruhet kontrata në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës
Pas miratimit të propozim-vendimit nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka, sot ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, me të cilin ka nënshkruar kontratën për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo pronë përfshinë gjithsej 191 hektarë, dhe do të shërbej për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale, për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.
Hapësira në fjalë, për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në./InLajmi/