Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka treguar për pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Defender-Europe21”, raporton InLajmi.
Mehaj ka thënë se kjo stërvitje është më e madhja që zhvillohet në rajon dhe se është e rëndësishme që Kosova është në mesin e këtyre 16 vendeve.
“Është stërvitje më e madhe që zhvillohet në rajon. Është e rëndësishme që Kosova është në mesin e 16 vendeve të kësaj stërvitje. Ushtrimi përqendrohet në ndërtimin e gatishmërisë operacionale. Defender-Europe ka natyrë mbrojtës edhe në rast krizash”.
Sipas Mehaj kjo stërvitje i ndihmon që të jenë të gatshëm për tu përballur çdo lloj krize.
“Kjo stërvitje ka ndikim të jashtëzakonshëm në mjedisin rajonal dhe përkushtimin ku në mesin e tyre është edhe Kosova. Stërvitja Defender na ofron mundësi që të përgjigjemi në çdo lloj krize. Pjesëmarrja e Kosovës dëshmon siguri edhe më gjerë. FSK-ja është duke u zhvilluar në një forcë ndërvepruese dhe me forcat aleate fuqizon rrugën për në aderimin në NATO”, u shpreh ai.
Ndërsa Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Ŕama, ka thënën se objektivat kryesore të këtij ushtrimi janë ngritja e zhvillimit, aftësimi i ekipeve tona.
“Ne jemi në procesin e tranzicionit dhe bashkëpunimin që kemi me partnerët tanë strategjik. Kemi marrë pjesë edhe në shumë stërvitje dhe operacione që kanë qenë të spozorizuara nga ShBA. Secili shtete të këtij ushtrimi janë mbi 28 mijë ushtarë që marrin pjesë Forca e Sigurisë do të jetë me 330 veta. Objektivat kryesore të këtij ushtrimi janë ngritja e zhvillimit, aftësimi i ekipeve tona. Ne do të jemi pjesë e ushtrimeve në Kroaci dhe Shqipëri. Ushtrimi do të jetë i fokusuar në aeroportin e Gjakovës me 17 deri me 29 maj”. /InLajmi/