Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se as nuk ka qenë e as nuk është dëshmitare në Gjykatën Speciale, kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
Donika është pyetur sot nga gazetarët nëse është dëshmitare e Gjykatës Speciale.
Shkurtimisht, Gërvalla ka thënë se nuk do që të keqpërdorë vizitën e homologut të saj kroat për të folur për këtë çështje, megjithatë, iu është përgjigjur gazetarëve.
Ajo tha se nuk ka qenë e as nuk është dëshmitare e Speciales.
“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, tha Gërvalla, shkruan gazeta Metro.
Ndryshe ditët e fundit në rrjetet sociale është shpërndarë një deklaratë e saj e vitit 2017, ku akuzonte krerët e UÇK’së për krime dhe fliste për Specialen.