Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj i ka thënë analistit që simpatizon Vetëvendosjes (VV), Krenar Shala se ai i shkuar në zyrën e tij dhe ka kërkuar që ta punësojnë në ‘Termokos’.
Molliqaj mbrëmë në Kanal 10, e ka krahasuar Shalën me Bahri Hysenin e përfolur në aferën ‘Pronto’.
“Ti nuk ke apliku në punë. Ti ke thirrë njerëz me hy në punë”, i ka thënë Molliqaj mbrëmë Shalës.
Tutje ai tha se këto veprime të Shalës paraqesin korrupsion.
“A me ke thirre mu? Ky është korrupsion. Ti po e mbron këtë pushtet [Qeverinë Kurti], njëjtë qysh e ke mbrojtë një vjet Shpend Ahmetin në Prishtinë, derisa nuk të kanë punësu”, vazhdoi Molliqaj, shkruan gazeta Metro.
Ndërkaq Shala nuk i ka mohuar me zë të lartë këto akuza, në debat thoshte se ai ka pasur dëshirë që të punësohet diku