Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas përplasjeve që ndodhën sot në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell InLajmi.
Rohde, ka reaguar përmes një statusi në Tëitter, ku i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke i konsideruar të papranueshme sulmet ndaj saj.
Tuje, ai i ka dënuar edhe zhvillimet e sotme në Kuvend, duke i quajtur si të papranueshme për një parlament.
“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar Rohde.
Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.
Krejt kjo ka ardhur pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës për krerët e UÇK’së dhe Gjykatën Speciale./InLajmi/