Sot me 6 maj bëhen 24 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, përcjell InLajmi.
Luan Haradinaj kishte humbur jetën në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave serbe. Ai po e udhëhite një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në këtë ekspeditë edhe ra dëshmor.
Luan Haradinaj lindi më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës, përkatësisht të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. /InLajmi/