Në një moment shpërqendrimi telefoni rrëshqet, i bie nga duart dhe shkarkimi elektrik e godet. U deshën vetëm disa momente për banjën e nxehtë që një vajzë 22-vjeçare bëri si pushim – relaksim, u shndërrua në një dramë, transmenton InLajmi.
Aksidenti fatal ka ndodhur të enjten në mbrëmjen e kaluar, pas orës 20.00, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit St. Gallen.
Gruaja e re, në fakt, ishte zhytur në vaskë dhe kishte sjellë telefonin e saj celular me vete, në mënyrë që të mund të shikonte shfaqjen e saj të preferuar televizive gjatë banjës: pajisja ishte e lidhur me karikuesin dhe, kur i binte nga dora, duke përfunduar në ujë, rezultoi në një shkarkesë që elektrokatizoi vajzën, duke e vrarë atë menjëherë.
Përveç shërbimit të ndihmës së shpejtë me një mjek të urgjencës dhe disa patrullave nga policia e kantonit, në vendin e ngjarjes ishte thirrur edhe shërbimi i policisë kriminalistike për të sqaruar rrjedhën e aksidentit. /InLajmi/