Një vajzë ka raportuar se ishte rrëmbyer nga ish i dashuri i saj, përcjell InLajmi.
Viktima ka thënë se ishte marrë me dhunë, ishte keqtrajtuar si fizikisht dhe psiqikisht dhe si pasojë e kësaj ajo ka pranuar tretman mjekësor.
Mësohet se i dyshuari është arrestuar dhe se rasti ende po hetohet.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Me datën 03.05.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në banesën e saj ishte marrë me dhunë, ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/