Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në ndeshjen Ponte Prizreni-Peja, përcjellë InLajmi.
Sipas tij sulmet fizike, fyerjet dhe veprimet tjera anti sportive do të marrin përgjigjen e merituar.
Postimi i plotë i tij:
Shqetësuese janë ngjarjet nga takimi i sontëm basketbollistik mes KB Ponte dhe KB Peja në Prizren, i ndërprerë me vendim të gjyqtarëve. Por, nuk do të kalojnë pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave. Sulmet fizike, fyerjet e veprimet tjera anti-sportive do të marrin përgjigjen e merituar.
Jemi duke i grumbulluar të gjitha informatat për incidentin. Për nesër kam ftuar në takim Federatën e Basketbollit të Kosovës, ndërsa të enjtën do të ftojmë takimin e Këshillit kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport. Ndërkohë presim edhe raportin e Policisë së Kosovës për rastin./InLajmi/