Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhr një aksident trafiku në Lipjan, gjegjësisht në fshatin Banullë, përcjell InLajmi.
Rast është konfimuar për Gazetën InLajmi nga zëdhënësia e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital.
“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Banullë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/