Në Komunën e Prishtinës, nesër për vizitë do të vijë i pari i Athinës, Kostas Bakoyannis, përcjellë InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi për medie.
Përmes njoftimit bëhet me dije se kryetari i Athinës do të pritet nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Njoftimi i Komunës:
“Nesër, 5 maj në orën 14:00, Kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa në orën 15:00 do të dalin bashkë në konferencë për media.
Takimi mbahet në katin e parë, në ndërtesën e vjetër të Komunës./InLajmi/