Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka sqaruar disa gjëra lidhur me mbrojtjen në liri të të akuzuarve në Hagë, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në facebook tha se garantimin për mbrojtjen në liri të të akuzuarve duhet ta bëjë shteti i Kosovës dhe se një shtet i 3-të mund të garantojë vetën nëse personi i paraburgosur e këkrkon këtë.
Postimi i plotë i tij:
Edhe pse nuk e njoh Gjykatën Speciale sepse nuk ka mandat, më duhet që të sqaroj këtë:
- Garantimin për mbrojtje në liri të të akuzuarve duhet ta bëjë Kosova, dhe në ligj ceket decidivisht se si përmbushen kushtet;
- Një shtet i tretë mund të garantojë, vetëm nëse personi i paraburgosur e kërkon këtë dhe shteti i tretë e pranon, e që ceket në rregullore. /InLajmi/