Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj gjatë ditës së sotme ka takuar gastronomë nga kryeqyteti, përcjell InLajmi.
Hardinaj ka thënë se gastronomia janë shtresa e prekur nga pandemia të cilët nuk janë dorëzuar.
Përmes një postimi në facebook ai tha se bisedat me gastronomët të bëjnë krenarë në nivel botëror.
Postimi i plotë i tij:
Të goditur nga pandemia, por asnjëherë të dorëzuar
Bashkëbisedim me gastronomë të kryeqytetit tonë, që po na bëjnë krenarë në nivel botëror. Sadini është shembull i tillë. /InLajmi/