Kreu i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm në fillimin e stërvitjeve “Defender Europe 21” në Durrës, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se është shumë krenarë për ushtrinë tonë e cila po merr pjesë për herë të parë në një operacion të till.
Ndër të tjera Haradinaj ka shkruar se njësia e FSK-së e cila po merr pjesë do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.
Postimi i plotë i tij:
Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“.
Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla.
Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.
Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë!
Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju! RH /InLajmi/