Ka filluar një peticion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e mbikalimit në lagjen Veternik të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Iniciator i këtij peticioni është Florian Gashi, i cili në grupin “Netëork Prishtina” tregoi që ishte dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm që kishtë ndodhur dje në atë rrugë.
Gashi ka thënë se kanë qenë të tmerrshme dy anët e aksidentit si nëna me fëmijë si dhe shoferja e traumatizuar.
Përmes këtij peticioni, kërkohet ndërtimi i një mbikalimi mes “Albi Mall” dhe Kolegjit “Heimerer”, pasi që numri i njerëzve që frekuentojnë atë rrugë është shumë i madh. /InLajmi/