Baballraët kanë një lidhje shpirtërore më shume me vajzat, e këtë lidhje shpirtërore e kanë dëshmuar edhe disa nga reperët tonë të cilët u kanë kushtuar këngë vajzave të tyre, shkruan InLajmi.
Mozzik është njëri ndër reperët i cili i ka kushtuar një këngë vajzës së tij Hanës. Kënga poashtu mban si titull emrin e saj. Teksti i këngës rrëfen që nga moment kur mësoi se bashkëshortja e tij Loredana ishte shtatzënë e deri tek moment i ardhjes në jetë së vajzës.
Tjetër reper është edhe Ledri i cili ia kushtoi një këngë vajzës së tij pak ditë para lindjes. Kënga titullohet “Si baba” dhe aty i premton vajzës së tij se do i qëndrojë gjithmonë në krahë.
Së fundmi edhe Fero u bë baba i një vajze të cilin e quajti Nina. Edhe ky ka rrëfyer se ka bërë një këngë për vajzën duke publikuar vetëm pak nga melodia e tekstit. Ndër të tjerash ai ka shkruar “ Kënga më e mirë që kam bërë”./InLajmi/