Deputeti i Listës Vjosa, Haxhi Avdyli, i ka rrëfyer popullit se është “duke dëgjuar e diskutuar dhe duke dhënë propozime” për programin qeverisës të Albin Kurtit – edhe pse kanë kaluar tashmë një muaj e gati dy javë që prej formimit të saj.
Deputeti Avdyli ka bërë edhe një “Chek In” në Prishtinë për të treguar vend-ndodhjen e tij, derisa në një koment ka shkruar se “së shpejti” pritet dalja e programit, përcjell Periskopi.
Qeveria Kurti II është kritikuar si e “papërgatitur” pas vonesës në ofrimin e programit qeverisës, përcjell Periskopi.
Por, Haxhi Avdyli ka bërë edhe një gabim drejtshkrimor në fjalën “mirëqenie sociale” duke e shkruar “mirëqenje sociale” gjë që paraqet një shenjë të keqe për pushtetin e ardhshëm.
Statusi i plotë i tij:


















