Sot në ditën e Lirisë së Shtypit drejtuesi i mediave të shkrura të Kosovës u ka bërë thirrje gazetarëve të mos shpifin, raporton InLajmi.
Në një konferencë të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë, Mushkolaj tha se gazetarët duhet të kenë për bazë Kodin e Etikës dhe të mos merren me burime të pabaza dhe shpifje.
“Ne duhet që gazetarëve tua sjellin ne mendje Kodin e Etikës. Ndodh që shpesh herë të ketë lëshime por këtu po them që gazetarët të mos shpikin qëllimisht. Ky është një fenomen që po ndodh në mediat online në Kosovë” tha Mushkolaj.
Po ashtu, Mushkolaj përmendi edhe qasjen e fundit që institucionet e vendit kanë ndaj mediave online
Kohëve të fundit kemi parë qasje jo të duhur të institucioneve ndaj mediave. Ata kanë zgjedhur rrugë jo të duhura të ju qasen mediave” tha ai.
Shqetësuese për Mushkolaj mbetet edhe mosdija e zyrtarëve institucional që nuk kanë njohuri lidhur me mediat online.
“Unë kam takuar njerëz të institucioneve por me vjen keq të them se njohuritë ndaj kësaj janë zero. Duhet që mediat t’ua sqarojnë më shumë”, tha mes tjerash ai. /InLajmi/