Kreu i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar të rënët në Bukosh të Suharekës, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocid kundër popullit shqiptar.
Ndër të tjera ka thënë se përulet para të rënëve në Bukosh të Suhakrekës.
Postimi i plotë i tij:
Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb.
Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar.
Sot përulemi para të rënëve në Bukosh të Suharekës, 22 vjet më parë.
Kujtimi për ta mbetet i përhershëm.
Lavdi! RH /InLajmi/