3 maj 1963 shënon datën e lindjes së heroit, Agim Ramadani, përcjell InLajmi.
Në 58 vjetorin e lindjes, bashkëshortja e tij Shukrije Ramadani, e ka publikuar hartimin e tij të fundit nga shkolla e mesme. Hartim i cili kishte shpëtuar nga serbët.
Në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare kam gjetur hartimin e fundit nga shkolla e mesme,ku profesoresha Shejnaze Elezi te noton me 5 plus.
Postimi i plotë i saj:
Sot është ditëlindja jote e 58,Gimi jem,apo e 22 si hero i atdheut!Në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare kam gjetur hartimin e fundit nga shkolla e mesme,ku profesoresha Shejnaze Elezi te noton me 5 plus. Sot do ta ndajë me ju miq të nderuar,me ju që çmoni Agimin dhe vlerat e lirisë! /InLajmi/