Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq po qëndron në Kosovë. Ai ndoqi liturgjinë e Pashkëve ortodokse në mesnatë në manastirin e Graçanicës, përcjell InLajmi.
Ai tha se pashkët po i festojnë me njerëzit e tyre në zemër të Kosovës dhe se ky është një nder dhe një fisnikëri e veçantë që mund të mirëpresin këtë festë në manastirin e Graqaniçës.
Postimi i plotë i tij:
Pashkët me njerëzit tanë, në zemër të Kosovës dhe Metohisë, në liturgjinë e mesnatës të shërbyer nga Ipeshkvi i Rashkës-Prizrenit dhe Kosovë-Metohisë, Z. Teodosije.
Është një nder dhe një fisnikëri e veçantë të mirëpresim festën më të madhe të krishterë në manastirin e Graçanicës./InLajmi/