Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, përcjell InLajmi.
Kurti u shpreh se kjo festë është thirrje për punë, vetëmohim dhe disiplinëduke e cituar edhe rilindasin Nolin.
Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë.
Kryeminstri përmes një postimi në facebook uroi që besimtarët ortodoksë të kenë pashkë të gëzuara ku e mira triumfon.
Postimi i plotë i tij:
Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkëatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët. Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara!
Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen. Triumfofshin dhe midis nesh!
Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë.
Për shumë mote Pashkët. /InLajmi/