Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovës janë raportuar 5 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes./InLajmi/