Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar gjatë një stuhie të fuqishme që e goditi pjesën lindore të Kinës të premten në mbrëmje.
Zyrtarët kinezë thanë se viktimat u hodhën nga era në Lumin Yangtze ose u goditën nga drunjtë dhe shtyllat elektrike që i rrëzoi era, shkruan BBC,
Një barkë peshkimi me 11 persona është përmbytur. Dy prej tyre u shpëtuan, ndërsa nuk dihet fati i nëntë të tjerëvetransmeton, Gazeta Express.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një aeroplan i madh udhëtarësh shihet duke u sjellë në vend në pistën e aeroportit nga era e fortë.
https://twitter.com/i/status/1388323539292344320