Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas turk i cili ka tentuar që të fluturojë nga aeroporti “Adem Jashari” me pasaportë dhe letërnjoftim grek, përcjellë InLajmi.
Sipas Policisë dokumentat e tij dyshohen të jenë të flasifikuar.
Policia ka konfiskuar dokumentet, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
ANP Adem Jashari 30.04.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka tentuar që të fluturoi nga aeroporti “Adem Jashari” duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim grek që dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /InLajmi/