Përfaqësueset e organizatës UN Women në Kosovë janë takuar me Presidentën e vendit Vjosa Osmani, transmeton InLajmi.
Në këtë takim është biseduar për përjekjet e përbashkëta për avancimin e agjendës së barazisë gjinore në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot, ne patëm një takim konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani mbi partneritetin strategjik me UN Women, përpjekjet e përbashkëta për avancimin e agjendës së barazisë gjinore në Kosovë dhe mbështetjen për zbatimin e normave dhe standardeve ndërkombëtare për barazinë gjinore. /InLajmi/
