Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvedësat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla kanë realizuar vizitën në Bruksel që nga dita e mërkure, përcjellë InLajmi.
Kurti në Bruksel u takuar me kryeministrin e Belgjikës, me 5 anëtar të komisionit evropian dhe së fundmi me sekreatrin e përgjithshëm të NATO-s.
Ndër të tjera kryeministri Kurti ka bërë të ditur se vizita e tij në Bruksel ka përfunduar dhe se vet kryeministri ka shpresë për të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
I shoqëruar nga zëvendësit e mi Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, vizitën dje në Bruksel e filluam me takimin me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, dhe vazhduam pastaj në Komisionin Evropian në takime me pesë anëtarë të tij:
Janusz Ëojciechoëski – Komisioneri Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Didier Reynders – Komisioneri Evropian për Drejtësi, Kadri Simson – Komisionerja për Energji, Paolo Gentiloni – Komisioneri Evropian për Ekonomi, dhe Valdis Dombrovskis – Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian për një Ekonominë që Punon për Njerëzit. Takuam gjithashtu edhe Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe Miroslav Lajčák – Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq sot ditën e filluam me Jens Stoltenberg – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për të vazhduar mandej me Josep Borrell – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Olivér Várhelyi – Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim si dhe Ursula von der Leyen – Presidente e Komisionit Evropian. Ditën dhe vizitën në Bruksel e përmbyllim me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).
Ishin këto takime përmbajtësore të një mikpritje të ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës. Për planin tonë të reformave të shumëfishta dhe orientimin evropian dhe euro-atlantik do të kemi mbështetje serioze. /InLajmi/