Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia është takuar me ambasadorën e Francës Merie Chridtine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, përcjellë InLajmi.
Në këtë rast Vitia ka pranuar donacion 15 mijë rapid teste.
Gjatë këti takimi Ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmat nga shtetet r BE-së.
Postimi i plotë i ministrisë së Shëndetësisë:
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot u takua me Ambasadoren e Francës Znj. Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Z. Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve.
Në këtë takim, Ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vakinave. /InLajmi/