Këngëtari i njohur kosovar Labinot Rexha, ka kritikuar me ashpërsi Policinë e Kosovës, pasi që u dënua 2 herë brenda 5 minutave, përcjellë InLajmi.
Rexha ka bërë të ditur se kishte ardhur nga Zvicrra në Kosovës dhe me të ardh në vendlindjen e tij në Rahovec është dënuar në ora 23:15 minuta me gjobë 200 euro.
Këngëtari kosovar ka shkuar në stacionin Policor më të afërt në Rahovec ku ka lënë vetur e tij të ndezur dhe përseri Polici i njëjtë e ka gjobitur me 30 euro.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Polici i pa shkolluar i pa diciplinuar i mdhefosur dhe inatosur nga suksesi im Fadil Krasniqi, unë sapo kam ardhur nga zvicra dhe ne vendlindjen time Rahovec ne ora 23:15 te natës, nuk merr parasysh qe kam ardhur nga rruga me fyen familjen, dhe mua po ashtu me fjalë më banale te mundshme, ne fund me jep gjobë 200€ dhe me atë rrugë kam shkruar në stacion policor më të afert Rahovec, dhe atje ishte vetura ime me pasagjer mbrenda dhe vetura ishte e Dhezur, perseri vjen i njejti polici pa kurfar edukate me gjobit dhe nje her mbas 5 minuta edhe njeherë me 30€
Nuk e di deri kur keshtu me polic me duket sikur te ishim ne luft.
Uniforma policore eshte per të mbrojtur qytetarin me shumë edukat dhe diciplin. ‘Nese qenka uniforma policore per te na stresuar dhe depresionuar, unë vertet gjitha investime te mia do te i ndali dhe sdo te kem bindje me pozitive për ardhmërin e ketij vendit.
Me policin do te takohemi ne gjykat.
Emri im eshte i lart dhe vlera ime eshte me e lart se emri i ketij policit idiot i pa pam kurrë më parë…
Turp!
Por per fat te mir e kam inqizuar dhe video so flet vet per arogancen e policit z;Fadil Krasniqi. /InLajmi/