Ish-Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë se ka marrë ftesë nga anëtarë të kabinetit qeveritar për konsultime rreth dialogut.
Hyseni thotë se është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, për të biseduar rreth dialogut.
“Me Besnik Bislimin kam folur rreth një orë”, thotë Hyseni.
Ai tregon se edhe cka është folur në bisedën e tij me zëvendëskryeministrin.
“Bislimi nuk më ftoi në dialog, por kërkoi informacione nga unë. M’i dëgjoi edhe gjërat që s’i pëlqenin”, tregoi ai.
Hyseni gjithsesi u tregua i rezervuar rreth pritjeve për Qeverinë Kurti. Ai thotë se VV e ka pasur më të lehtë në opozitë dhe tani në pozitë do e shoh se gjërat janë ndryshe.
“Nuk shfaqa preference, sepse nëse doni preferenca unë ju siguroj që personalisht nuk përfshihem. Unë po përpiqem të këmbëngul në parime me interes të Kosovës, se mund të jetë interes afatshkurtë i ndonjë partie, siç ka qenë interes afatshkurtë i Vetëvendosjes”, ka thënë Hyseni.
“Tash Vetëvendosje do të përballet me jetën reale, deri tash ka lundru në një ambient imagjinar, tash do të përballet me jetën reale. Të siguroj që deshi apo nuk deshi qeveria, dialogu do të jetë prioritet”, shtoi ai.