U.d i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim ambasadorin e norvegjis në Kosovë, Jens Erik Grondahl, përcjellë InLajmi.
Hoxhaj ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për dialogun Kosovë – Serbi, ku sipas tij marrja e të gjitha përgjegjësive në këtë proces nga ana e qeverisë duhet të ndodhë dhe të ketë një transparencë të plotë për të gjitha zhvillimet në Bruksel.
Ndër të tjera Hoxhaj ka shkruar se në takim është diskutuar për situatën me pandeminë si dhe ecjen e PDK-së si partia më e madhe në opozitë.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë ditës kam takuar ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me të cilin kemi diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend.

Në këtë takim, folëm për temën e dialogut Kosovë – Serbi, ku potencova se marrja e të gjitha përgjegjësive në këtë proces nga ana e qeverisë duhet të ndodhë dhe të ketë një transparencë të plotë për të gjitha zhvillimet në Bruksel.
Po ashtu, diskutuam me ambasadorin për situatën e rënduar shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia dhe ecjen e PDK-së si partia më e madhe në opozitë në kuptim të profilizimit të saj, hapjes, opozitarizmit dhe sjelljen politike në raport me shtetndërtimin. /InLajmi/