Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arestuar një person pasi që i kishte sulmuar 2 zyrtar Policor në Gjakovë, përcjellë InLajmi.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së marte, zyrtarët policor kanë pranuar traman mjkësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Besim Bistrazhini, Gjakovë 27.04.2021 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht 2 zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/