Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare, përcjellë InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 14:30, në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç rast i dyshuari- ngasësi i veturës duke i penguar dhe mospërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, i njëjti ka kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Ndaj të dyshuarit të arrestuar A. H.,31 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje’ ./InLajmi/