Ambasadori amerikan Philip Kosnett, në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, ka përcjellur një porosi për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit, përcjellë InLajmi.
Sipas tij fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës.
“Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, ka shkruar Kosnett. /InLajmi/